Fitorja e Anglisë ndaj Uellsit, Sauthgejt: Treguam cilësi dhe disiplinë! Rashford, i shkëlqyer që kur është rikthyer në kombëtare

Garet Sauthgejt është i kënaqur nga reagimi i skuadrës së tij ndaj Uellsit pas barazimit me SHBA-në.“Mendoj se luajtëm mirë. Ne pjesën e parë e kontrolluam ndeshjen, por nuk krijuam shumë raste të mira. Por në të dytën luajtëm pak më shpejt.

Pas dy golave të shpejtë, e dinim që Uellsi do ta kishte të vështirë. Ishte një turne i vështirë për ta. Mendoj se ruajtëm disiplinën dhe cilësinë tonë deri në fund”, tha trajneri i Anglisë, i cili vlerësoi edhe njeriun e ndeshjes, Markus Rashford:

“Është fantastike për të. Ai është stërvitur shumë mirë dhe ka qenë i shkëlqyer që kur është rikthyer në kombëtare. Ai mund të kishte shënuar tre gola apo jo? Dhe me goditjen e dënimit shënoi një tjetër gol të pabesueshëm dhe tregoi se çfarë është i aftë të bëjë”. Nuk kursehen elozhet as për Fodenin:

“Në pjesën e parë ai dhe Rashford ishin të qetë dhe menduam t’i ndryshojmë krahë për të pasur mundësi të prisnin në qendër dhe ata u përgjigjën shumë mirë. Të dy shënuan dhe është e shkëlqyer”.

Në fund, një vlerësim për atmosferën e tifozëve të Anglisë, ë cilët dhuruan spektakël në derbin e Britanisë:

“Kam luajtur përballë shumë tifozërive si këto. Është një ndjesi e shkëlqyer kur i shikon kaq shumë në numër dhe nga sa larg kanë ardhur për të na mbështetur.

Është një ndeshje e madhe që vinte me presion ekstra, por ne ishim të qetë dhe treguam cilësi”.