Fitorja ishte për Juven”, Lautaro vazhdon të shkëlqejë: Mungon pak për rinovimin

Një 2023 ëndrrash ka qenë ky i Lautaro Martinezit, që nuk dëshiron të ndalet më. Këtë e ka konfirmuar edhe me Udinezen, ku përveç shtyllës dhe penalltisë së fituar ka vendosur edhe firmën e tij në pokerin e Interit.

“Jam mirë fizikisht, shkoj mirë me të gjithë shokët e mi dhe është e rëndësishme për mua dhe për të gjithë ekipin. Nuk doja të dilja pa shënuar gol. Më e rëndësishmja është padyshim që Interi duhet të fitojë”, kanë qenë fjalët e para të kapitenit zikaltër, që me rrjetën ndaj Udinezes ka shkuar në 28 gola në këtë vit kalendarik me zikaltrit.

Në shekullin e ri, asnjë lojtar zikaltër nuk ka shënuar më shumë gola në një vit kalendarik (28 dhe Diego Milito në 2012-ën dhe Kristian Vieri në 200-1- shin) dhe argjentinasi ka në dispozicion edhe 5 ndeshje të tjera për t’i kaluar.

Pavarësisht rekordit personal, në mendjen e kapitenit është gjithmonë gara për titull dhe Juvja është rivali kryesor, prandaj në fjalën pas ndeshjes 26-vjeçari është ndalur në përgjigjen ndaj bardhezinjve, ashtu si dhe te rinovimi e objektivat.

SKUADRA – “Po argëtohemi, duket një nga skuadrat më të mira me të cilat kemi luajtur ndonjëherë, por kjo vjen sepse punojmë shumë çdo ditë. Ne sulmojmë shumë kundërshtarët dhe rikuperojmë shumë topa në gjysmën e tyre të fushës. Kjo të bën të krijosh shumë mundësi, në pjesën e parë ne luajtëm me shumë intensitet dhe u përpoqëm të bëjmë maksimumi”.

OBJEKTIVAT – “A jemi ndërgjegjësuar në Stamboll për forcën tonë? Po, por edhe më parë. Ne kemi 3 vite që punojmë me trajnerin, çdo vit rritemi dhe e meritojmë të jemi në këtë rrugë, sepse ky klub i madh duhet të luajë finale, të fitojë tituj”.

JUVENTUSI – “Ju mund të shihni dorën e trajnerit në punën tonë, por ishte e rëndësishme për të gjithë ne t’i përgjigjeshim Juventusit. Nuk është e lehtë të luash gjithmonë pas tyre, por ne duhej ta bënim këtë parakalim dhe duhet të vazhdojmë kështu për të mos lejuar asgjë”.

GOLAT DHE RINOVIMI – “Unë shpresoj të shënoj shumë gola, dua t’i jap gjithmonë një dorë shokëve të mi dhe mbi të gjitha të marrim tri pikët. Në fund ato janë të rëndësishme dhe jo kush shënon. Rinovim për Krishtlindje? Është gati, mungon shumë pak dhe unë jam i qetë. Mendoj vetëm për fushën, për të tjerat mendon familja dhe agjentët”.