Fitorja kundër Benfikës, Inzagi shpërblen skuadrën e tij me…

Simone Inzagi e ka shpërblyer skuadrën me një ditë pushim pas fitores ndaj Benfikës.

Zikaltrit do të kthehen vetëm sot në Apiano Xhentile për të nisur përgatitjet për një tjetër ndeshje të rëndësishme, atë me Monzën në fundjavë, ku nevojitet edhe kthesa në kampionat.

Dje në qendrën stërvitore kanë qenë të pranishëm vetëm Shkriniar e Çalhanoglu, me turkun që synon të jetë gati për sfidën.