Michela Persico në formë fantastike. Partnerja e mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani, ka publikuar disa foto me veshje të stërvitjes në profilin e saj në Instagram, të cilat kanë vënë në pah fizikun e saj, pothuajse perfekt.
Bukuroshja prezantuese e sportit në Itali ka marrë jo pak por mbi 10 mijë pëlqime. “Mahnitëse”, “e mrekullueshme”, apo “seksi”, ishin disa prej komenteve.
31-vjeçarja ka qenë gjithmojë mbështetëse e zjarrtë e Ruganit, edhe në fillimet e para si futbollist. Marrëdhënia e tyre lulëzoi pas takimit në një ndeshje tenisi në vitin 2016, duke u njoftuar fillimisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa pjesa tjetër si duket i mbetet historisë.