Fjolla Morina i jep fund martesës me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina vijon të jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës. Mirëpo prej pak kohësh këngëtarja e ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë bashkëshorti i saj Fisnik Syla ka fshirë çdo postim. Gjithashtu Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

Kujtojmë se pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqiptare, Fjolla gjeti mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur u martuan në Maldive, ndërkohë që Fjolla ishte në kërkim nga policia.