Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duket se ka konfirmuar gjithashtu se separatistët e mbështetur nga Rusia kanë kontrollin e qytetit, Lyman.
“Sipas të dhënave të pa verifikuara, ne humbëm qytetin e Lyman,” tha Arestovych në një video, duke shtuar se sulmi ishte organizuar mirë.
“Kjo tregon, në parim, nivelin e rritur të menaxhimit operacional dhe aftësive taktike të ushtrisë ruse,” shtoi ai.
Komentet e tij vijnë pasi guvernatori ukrainas i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, i tha medias Hromadske se Lyman ishte “kryesisht i kontrolluar nga trupat ruse”, por ushtria ukrainase kishte zënë pozicione të reja të fortifikuara në zonë.
Lyman është vendi i një qendre kryesore hekurudhore dhe ka qenë prej kohësh një objektiv i forcave pro-ruse.