Forcat Shqiponja dhe policia e Elbasanit krehin Gramshin, kontrolle prej disa ditësh, shoqërohen disa persona

Kontrolle të shumta janë bërë në automjetet me xhama të zinj, ku për disa drejtues automjetesh janë marrë masa administrative.

Dy furgonët me forcat Shqiponja thuajse kanë krehur të gjitha lagjet e qytetit. Ende nuk dihet pse ky operacion blic po kryhet në këtë qytet dhe nëse ka dyshime se fshihen persona në kërkim. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Që prej tre ditësh forcat Shqiponja të Drejtorisë së Policisë Elbasan kanë kryer operacione blic në qytetin e Gramshit.