Lajme të këqija nga stërvitja e fundit e Milanit përpara ndeshjes së sotme me Çelsin.
Këtë herë i dëmtuar është Sharl de Ketelare, të cilit i është diagnostikuar një mbilodhje muskulore që do ta mbajë larg për takimin e sotëm dhe atë të së dielës kundër Veronës.
Ndërkohë, rikuperohet Zhunior Mesias që do të jetë në stol ndaj Çelsit.
Gjendja e të dëmtuarve dhe fitorja me Juventusin detyron Piolin që të propozojë formacionin që fitoi të shtunën.
Gabia dhe Tomori do të luajnë në qendër, teksa në krahë do të mbulohen nga Teo dhe Kalulu. Treshja e sulmit do të jetë Diaz dhe Leao pas shpinës së Zhirusë.
Në mesfushë Tonali dhe Benaser do të përbëjnë digën e zakonshme dhe në mbështetje të tyre do të jetë Kruniçi pasi kuqezinjtë sot pritet të rreshtohen me skemën 4-3- 3, e cila synon densitet në mesfushë për të mbyllur sa më shumë hapësira.