Formacionet zyrtare Kristjan Asllani gradohet titullar ndaj Salernitanes

Interi do të zbresë në fushë pasditen e sotme në “Arechi” aty ku në orën 17:00 do ta presë Salernitana në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A.

 

Zikaltrit e dinë se testi është më i rëndësishmi deri më tani, duke marrë parasysh, jo vetëm ecurinë e tyre, por edhe pozitën. Skuadra e Inzagit vjen prej tri humbjesh radhazi dhe përveç kësaj është në vendin e katërt të renditjes me pikë të barabarta me Romën e vendit të pestë.

Të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset, milanezët duhet të gjejnë kthesën për të përmbushur objektivin minimal të caktuar nga klubi, kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm. Salernitana do të ishte skuadra ideale për t’u kthyer te fitorja, të paktën në letër, por Interi ka treguar në muajt e fundit se pikërisht ndaj këtyre rivalëve has më shumë vështirësi.

 

Për sa i përket formacioni zyrtar, titullar nga minuta e parë është graduar, Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar do të kërkojë të lerë gjurmë në këtë ndeshje, për të pasur më shumë minuta në vazhdim. Ndërkohë për sa i përket sulmit, ajo i është besuar dyshes, Lukaku-Korrea.

FORMACIONET ZYRTARE:

SALERNITANA (3-4-1-2): 13 Ochoa, 5 Daniliuc, 23 Gyomber, 98 Pirola; 2 Bronn, 18 Coulibaly, 10 Vilhena, 3 Bradaric; 87 Candreva, 20 Kastanos; 99 Piatek.

INTER (3-5-2): 24 Onana; 36 Darmian, 6 De Vrij, 15 Acerbi; 2 Dumfries, 23 Barella, 14 Asllani, 22 Mkhitaryan, 8 Gosens; 90 Lukaku, 11 Correa.