Formacionet zyrtare: Reja reja befason me titullarët

Trajneri Edy Reja ka shuar enigmën e formacionit zyrtar. Trajneri italian ka zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë dhe i detyruar nga mungesat e shumta ka bërë edhe ndryshime në 11-shen titullare duke surprizuar jo pak.

Duke nisur nga mbrojtja ku Veseli zëvendëson Gjimshitin edhe në mesfushë ka ndryshime thelbësore ku Ramadani dhe Odise Roshi janë zgjedhur si titullarë, një surprizë e madhe kjo pasi në stol ka përfunduar Nedim Bajrami.