FORMACIONI I MUNDSHËM/ Inzagi preferon Xhekon para Lukakut, Asllani pritet ta nisë nga…

Përgatitjet për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë nuk kanë qenë aq të qeta në Apiano Xhentile, por të paktën Simone Inzagi ka marrë lajme të mira nga infermieria.Trajner ka rikuperuar plotësisht Federiko Dimarkon, që është stërvitur sërish me grupin dhe duket se tashmë ka lënë pas dëmtimin dhe pritet të jetë pjesë e formacionit titullar që do të zbresë në fushë ndaj bardhezinjve.

Italiani do të marrë vendin e tij në të majtë të mesfushës, ndërkohë që në të djathtë pritet bashkëkombësi i tij Mateo Darmian.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe në mungesë të Hakan Çalhanoglusë, në mesfushë do të startojnë sërish Brozoviç-Barela-Mikhitarian me Kristjan Asllanin që pritet të ketë minuta në dispozicion gjatë ndeshjes.

Në prapavijë Açerbi, De Vraj e Bastoni do të formojnë murin para Onanës me Shkriniarin ende jashtë, ndërkohë që në dyshim ngelet sulmi, aty ku Xheko duket favorit ndaj Lukakut për ta nisur nga minuta e parë.