FOTO/ Banka e Anglisë publikon kartëmonedhën e re me imazhin e mbretit Charles

Banka e Anglisë ka publikuar kartëmonedhën e re me imazhin e mbretit Charles, raporton BBC.

Portreti i mbretit do të jetë i vendosur në kartëmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 paund, ndërsa do të nisë qarkullimin nga mesi i 2024-s.

Mbretëresha Elizabeth, që vdiq më 8 shtator të 2022-s, ishte monarkja e parë angleze që pati imazhin e saj në paratë e Britanisë së Madhe, nga viti 1960.

Pak ditë pas vdekjes së Elizabethes u prezantuan monedhat me portretin e mbretit të ri.