Christina Aguilera ka kënaqur 9.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram me një video të xhiruar në prapaskenës e një seti fotografik, ditën e martë.
Këngëtarja 42-vjeçare, e cila bëri publik lajmin e rezidencës së saj në Las Vegas, ka publikuar një video në Instastory.
Mamaja e dy fëmijëve ka treguar një model të ri flokësh, e cila vazhdon t’i qëndrojë besnike ngjyrës bionde.
Këngëtarja ka bërë një paraqitje tepër sesnuale, e veshur me një korse të ngushtë të zezë, e cila tregonte më së miri format e saj perfekte trupore.
Aguilera, e cila është rritur në Pittsburgh, ka vendosur të paraqitet me një makijazh të rënduar, me sytë e lyera ngjyrë të zezë ndërkohë që tek buzët kishte vendosur një shkëlqyes.
Këngëtarja e hitit “Genie In A Bottle” ka treguar përmes një postimi në proflinin e saj të Instagramit, se do të jetë këngëtarja rezidente e shfaqjeve në Las Vegas.
Bëhuni pjesë e artit dhe muzikës“, nis shkrimin e saj këngëtarja. “Po sjell një shfaqje të re intime, joshëse dhe të sofistikuar në Las Vegas”, shton këngëtarja.