“Djalli” zgjohet vonë, reagon në frymën e fundit, thyen Newcastle me përmbysje, por as kaq nuk mjafton. Ekipi i Piolit “lan duart” me Champions, por vijon aventurën në Europa League, një trofe që nuk e kanë fituar kurrë, për ky duket sezoni ideal t’i shkuar deri në fund, të paktën kështu shpresojnë. Në “St.James’Park”, “qymyrxhinjtë” kishin kontrollin e lojës, dominuan Milan, ndërsa kaluan në avantazh në minutën e 33-të.
Me fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të gjatë karambolest, Giroud në fund shërbeu një asist të pastër për Pulisic që brenda në zonë nuk fal duke barazuar shifrat në 1-1. Stefano Pioli luante në këtë sfidë jo vetëm të ardhmen e Milanit në Evropë, por dhe stolin e tij, për këtë arsye nisi valsin e zëvendësimeve, me shpresën për ta mbyllur me fitore.
Në minutën e 83-të hodhi edhe Chukwueze, në topin e parë që i erdhi në këmbë, pas vetëm një minutë, mesfushori nigerian realizoi një super gol duke përmbysur rezultatit dhe duke i dhuruar Milanit fitoren. Ky ishte një sukses i rëndësishëm, një fitore me karakter, por për fat të keq, reagimi i kuqezinjve erdhi vonë: