Premier League, sezoni i ri 2023/24, do të startojë më 11 gusht dhe mbyllet me 19 maj. Shorti i hedhur sjell përplasje të mëdha që në javën e parë ku spikat super sfida Chelsea-Liverpool që do të luhet të dielën. Kampionët në fuqi, Man.City i Pep Guardiola-s do të hap siparin e sezonit të ri, me “qytetarët” që do të luajnë në transfertë përballë Burnley, të premten.Ky sezon pritet të jetë shumë i ngjeshur, jo vetëm për futbollin anglez, por për të gjithë futbollin evropian, pasi kampionatet janë të detyruar ta mbyllin me herët për shkak të “Euro2024”.