FOTO/ I ka dhuruar medalje Skënderbeut në shtangë, kampionia Ana Jovan shkëlqen në “Instagram”

Ana Jovan për vite me radhë ka mbrojtur ngjyrat e Skënderbeut, duke i dhuruar medalje dhe tituj të shumtë kampionë klubit, fillimisht në gjimnastikë dhe më pas në peshëngritje.

Rreth një vit më parë ajo vendosi ta mbyllë me shtangën, pasi u ndie e pavlerësuar nga klubi, të cilit i kishte dhuruar shumë suksese.

Megjithatë, korçarja simpatike mbetet gjithnjë pranë sportit, tashmë në fitnes, teksa e sheh çdo ditë në palestër.

Ana qëndron në “topformë”, ndërsa është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, me foto dhe video në “Instagram”. Ish-kampionia e peshëngritjes tërheq vëmendje me format e saj, ndërsa bien në sy të pasmet perfekte…