23-vjeçarja Sikela Përroj është një nga viktimat e aksidentit të frikshëm mbrëmë në Tiranë. Një makinë që drejtohej nga një i ri humbi kontrollin në mbikalimin e Saukut dhe përfundoi në autostradë.
Sipas mediave 23-vjeçarja, ishte nga Shalsi i Cërrikut, ndërsa kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë.
Raportohet se ajo jetonte e vetme në Tiranë, ndërsa familjen e kishte jashtë vendit. Bashkë me të humbën jetën Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese në Tiranë dhe shoferi, 20-vjeçari Klevis Ruçaj, banues në Fier. Ky i fundit dyshohet se drejtonte ‘Audin Q8’ me shpejtësi mbi 260 km/orë.
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2023/03/640-0-640afd4085595-258x300.jpg)