Një çift i ri i është shtuar showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për moderatoren Evi Reçi dhe ish-banorin e “Big Brother VIP”, Kledi Hysa.

Sakaq, po të dallosh fotot e dyshes në rrjetet sociale vihet re që kanë qenë në disa vende njëkohësisht. Për shembull, së fundmi janë të dy në Vlorë.

Të gjithë fansat kuriozë presin me padurim një reagim nga Evi dhe Kledi.
Kledi Hysa është model shqiptar, entuziast, i pashëm dhe shumë modest. Ai bëri “zhurmë” në fushën e modelimit në shumë shtete të Evropës, madje u komentua si mashkulli më karizmatik me elegancën e tij dhe stilin e veshjes.
Kledi Hysa, djaloshi shqiptar që jeton në Bregenz të Austrisë, ka krijuar emër të njohur në fushën e modës nëpër Evropë. Edhe pse ka 15 vjet karrierë si model, deri me tash ai pak njihej nga publiku shqiptar. Megjithatë, pjesëmarrja e tij në “Big Brother Vip”, e bëri jo vetëm të njohur tek shqiptarët por, edhe i hapi dyer të reja në tregun shqiptar.
Kledi ka mbi 15 vjet që punon si modelist në gjithë Evropën. Ka marrë pjesë në “Mister Vorarlberg”, ka qenë pjesë e një filmi të Hollivudit dhe ka reklamuar veshje të markave më të njohura të botës.