Gjatë ditës së sotme është gjetur i vdekur edhe një nga autorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës.
Trupi i pajetë është gjetur në malin e fshatit Banjskë. Policia ndërkohë ka bllokuar rrugët hyrëse dhe dalëse të fshatit dhe po kryen kontrolle në banesa të ndryshme.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se policia ka dyshime se autorë të tjerë të sulmit të armatosur fshihen në zonë. Ky sulmues është gjetur pas hetimeve që janë duke u bërë nga Prokuroria Speciale në Banjskë të Zveçanit.