FOTO/ Vajza e Putinit është e dashuruar me Zelensky-n e saj

Vajza e Vladimir Putinit, Katerina Tikhonova ka një të dashur të quajtur Zelensky, njësoj si presidenti i Ukrainës, raporton Daily Mail.

Por sanksionet e vendosura ndaj 35-vjeçares e pengojnë atë që ë fluturojë nga Moska drejt Mynihut për të takuar të dashurin, siç bënte në të kaluarën kur shoqërohej me rojet e shërbimit sekret rus

Partneri i saj, me të cilin ka një vajzë 2 vjeç, quhet Igor Zelensky. Ai është 52 vjeç dhe është balerin profesionist dhe deri së fundmi ishte drejtor në Baletin Shtetëror të Bavarisë në Gjermani.

Ky zbulim vjen nga revista gjermane, Spiegel.

Katerina Tikhonova është vajzë më e vogël nga dy të tilla prej martesës së parë të Putinit me Lyudmila Aleksandrovna.

Katerina ka qenë e martuar me miliarderin më të ri në Rusi, Kirill Shamalov, 40 vjeç. Ata u ndanë në vitin 2017, kur ajo nisi një marrëdhënie me yllin e baletit, që ka qenë më parë i martuar dhe ka dy vajza dhe një djalë me një koreografe të njohur.

Putini ka shprehur vazhdimisht zemërimin e tij ndaj rusëve që jetojnë në Perëndim, edhe pse e bija shkonte vazhdimisht në Mynih me shpenzimet dhe mbrojtjen e shtetit rus.

Deri në fillim të luftës në Rusi, ajo jetonte me të dashurin e saj në Gjermani.