Kërcënohet me jetë Fatmir Xhafa, nga një person i panjohur por mesa paraqitet është shumë i dhunshëm dhe kërcëon nën presionin e armëve.
Një tjetër strukturë e cila po hesht për këtë kërcënim është dhe SHIKU i cili nuk e ka konstatuar këtë fakt….
Autori quhet Aster Xhafa dhe në çdo publikim që ai ka bërë në Facebook poston foto kërcënuese me jetë kundër familjes Xhafa.
Fatmir Xhafa kundër kësaj qasjeje sipërfaqësore doli Fatmir Xhafaj, i cili shkeli për herë të parë vijat e kuqe në raport me vetingun dhe reformën në drejtësi, në një mënyrë që nuk guxojnë as deputetët e Partisë Demokratike që pritet ta votojnë atë. Xhafaj kërkoi që çështja të shtrohej ndryshe, si vendim politik jo thjesht si çështje teknike dhe për këtë, kërkoi një analizë të vetingut dhe të pasojave të tij në gjithë reformën në drejtësi.
E para, Xhafaj preku çështjen e kredibilitetit të reformës në drejtësi. “Duhet jo thjesht një vendimmarrje teknike, por një vendimmarrje që i jep legjitimitet dhe kredibilitet këtij procesi” u shpreh ai. Në fakt, besimi i qytetarëve tek reforma në drejtësi ka rënë ndjeshëm. Një sondazh i publikuar së fundmi tregoi se një në katër persona (25,1%) mendojnë se reforma ka shkuar keq dhe një në dhjetë (11%) mendojnë se ajo ka shkuar shumë keq. Ndërkohë, që më pak se çereku (24%) mendojnë se ka shkuar mirë.
E dyta, Xhafaj kërkoi t’i hyhet në analizë konkretisht ecurisë së vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kështu, tha ai mund të kuptohet se sa duhet zgjatur ende mandati i vettingasve. “Sa çështje janë mbyllur? Sa çështje janë në proces dhe çfarë statusi janë? Për të kuptuar ecurinë e procesit, sepse mund të ngrihet pyetja, pse dy vjet e gjysëm dhe jo tre vjet e gjysëm? Pse jo një vit e gjysëm?” ishin pyetjet që ngriti ai në komision.
E treta, Xhafaj kërkoi të diskutohen problemet e procesit gjatë këtyre viteve dhe përse është vonuar deri në pikën që kërkohet zgjatja e vetingut. “Mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije” tha Xhafaj duke kërkuar një analizë që të nxjerrë problemet e vetingut. “Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Pse u vonua 5 vjet? Sepse nga vonesat që u krijuan në procesin e vetingut, duhet pranuar është krijuar gjithë vonesat në ngritjen e institucioneve të reja. Pra gjithë ky impass që është krijuar në sistem, lidhet me vetingun” tha deputeti i PS.
E katërta, Xhafaj kërkoi verifikim të komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vetingun. “Personalisht jam i pakënaqur nga ritmet e punës së KPK dhe ONM në këtë proces” u shpreh deputeti i PS që kërkoi të pyeten këto institucione. “Që të mos vijmë pas dy vitesh, të themi “A e shtyjmë edhe një vit tjetër?” tha Xhafaj, që preku për herë të parë thembrën e Akilit të vettingut, duke përmendur integritetin e disa prej antarëve të KPK. “Ka raste kur vihet në diskutim paanshmëria e disa vendimmarrjeve te KPK. është rasti ta diskutojmë këtë dhe ONM duhet të na thotë, se ky ka qenë roli i përfshirjes së saj në këtë proces. është edhe garantimi i integritetit të komisionerëve. Disa çështje që janë ngritur nga shoqëria civile, në lidhje me integritetin e disa komisionerëve meritojnë vëmëndje” u shpreh ai, duke marrë de fakto lidershipin e procesit të ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e vetingut mes socialistëve.