Partia Demokratike e Rithemelimit ka thirrur sot një protestë në orën 12:00 në një kohë kur mbahet paralelisht dhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Sipas njoftimit të bërë protestuesit do të mblidhen nga rrugët të ndryshme në sheshin ‘Skëndërbej’ apo dhe vende të tjera.
Por pak orë para protestën, kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit Sali Berisha ka publikuar një foto të protestës së mbajtur më 12 nëntor të shoqëruar me mbishkrimin:
Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!

Opozita ka kërkuar që të protestojë përpara selisë së qeverisë. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga policia, sipas së cilës kjo zonë është pjesë e perimetrit të sigurisë për takimin e nivelit të lartë.