Fotot/ Martina Pajollari vajza me dy dashnorë që i ‘hëngri kokën’ njërit Martin Çeço, detaje nga vrasja e 26-vjeçarit në Maliq

Martina Pajollari është vajza me dy dashnorë nga fshati Marjan i Korçës që u bë shkaktate i një krimi të tmerrshëm mes dy rivalëve në dashuri.

Prapaskena sjell fotot eksluzive.

Pajollari mësohet se ishte e lidhur me Valter Mollajn, por ndërkohë kishte nisur një lidhje paralele edhe me Martin Çeçon.

E reja është bërë shkak i shpërthimit të një xhelozie vrastare tek njëri prej dashnorëve Valter Mollaj, i cili dyshohet se mbyti me litar dhe më pas hodhi në rezervuarin e Maliqit rivalin në dashuri, 26-vjeçarin Martin Çeço.

Fillimisht, Valter Mollaj, në vend që të rivlerësonte raportin me vajzën, ka kërcënuar Martin Çeçon.

Më pas ka organizuar krimin. Valter Mollaj, bashkë me kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe bariun Bleti Angjo, kanë marrë me makinë tek banesa e tij 26-vjeçarin Martin Çeço, duke e dhunuar, mbytur me litar dhe hedhur në rezervuarin e Maliqit.

Dy kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj e kanë mohuar krimin, por Bleti Angjo cili ka qenë i punësuar si çoban tek Valter Mollaj, ka treguar gjithçka.

Tre të arrestuarit, pas vrasjes e kanë hedhur trupin e Martin Çeços në rezervuar, duke inskenuar një vetëvrasje.

Por, policia, pasi ka nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të 26-vjeçarit Martin Çeço, ka krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.