Bedri Greca është shquar në këto vite për go
la mjaft të veçantë në futbollin shqiptar. Por këtë herë, sulmuesi anësor ka shënuar gol më të veçantë jashtë fushës së lojës.
Lojtari i cili këtë sezon i është bashkuar Elbasanit, këtë javë ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tij më Sara Biracin. Çifti ka festuar këtë javë dasmën, teksa ka bërë publike momente të jetës së re që kanë nisur nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku kanë shfaqur edhe fotot e tyre nga dita e lumtur.
Padyshim një motivim më shumë për 32-vjeçairn i cili pranoi të kthehej në Kategorinë e Parë për t’u bërë pjesë e Elbasanit, me synimin për t’u kthyer shpejt në elitë me fanellën verdheblu.