Françeska Lekani, prokurorja e blerë nga Pëllumb Gjoka, pse nuk lejon arrestimin Robert Stakës që masakroi babanë e tij

Më në fund Policia e Shkodrës ka shoqëruar ish montazhierin ordiner Robert Staka, i cili masakroi babanë e tij Angjelin Staka, në përpjekje për ta dëbuar nga shtëpia, me qëllim për shitjen e banesës dhe me paratë e shitjes të hapë një prtal drejtë.com për të luftuar me mendjen e tij të çartur drejtësinë e Sorosit, korrupsionin dhe çdo padrejtësi si Don Kishoti.

Para dhunimit të babait, Staka kishte rrahur nënën e tij, ndërsa kishte nisur një luftë imagjinare me Bajrat, Licët, prokurorë, gjyqtarë, Altin Dumanin, Taulant Ballën, ish ministra, politikanë dhe gazetarë, edhe pse në realitet rrihete vetëm prindërit e tij.

Një ditë para se të dhunonte babanê e tij, Staka, i cili mund të vuajë edhe nga probleme mendore, kishte kërcënuar me jetë një prokurore, duke e dyer dhe publikuar foto në një poligon çitjesh.

Por, Prapaskena mëson se tashmë është prokurorja Françeska Lekani, ajo e cila po pengon policinë për ta arrestuar Robert Stakën, një personazh me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sidomos për jetën e familjarëve të tij.

Duke injoruar faktet dhe rrethanat, Lekani po kontribuon që kamikazi Robert Staka të lirohet shumë shpejt, duke rrezikuar jetën e njerëzve që njeh dhe që në psikozën e tij e konsideron si armiq.

Françeska Leka njihet ndryshe si prokurorja e kompromentuar nga mafiozi Pëllumb Gjoka, i arrestuar nga SPAK si porositës vrasjesh, kur përpos krimeve tënda, Gjoka kishte grabitur sipërfaqe të mëdha pronash në Velipojë, kishte korruptuar drejtues policie, prokurorë dhe gjyqtarë.

Dosjen e grabitjes së pronave në Velipojë me letra false nga Përllumb Gjoka, e ka mbyllur pikërisht prokurorja Françeska Lekani, duke injoruar faktet penale dhe shpërdoruar detyrën, ndërsa dyshohet se mund të jetë korruptuar dhe blerë nga Pëllumb Gjoka.

Biznesmeni i arrestuar si drejtues i një grupi kriminal bashkë me Behar Bajrin, ka grabitur 390 dynym rërë në vijën bregdetare të Velipojës, duke fasifikuar dokumentet, me qëllim për të ndërtuar një resort.

Pas grabitjes së pronës, Gjoka u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Gjoka, në bashkëpunim me persona  të tjerë, ka arritur të falsifikojë edhe firmën e prokurores Tatjana Laçej si dhe një testament të 99-vjeçares Drane Hotaj, duke u bërë pronar i rërës në Velipojë.

Për këtë skandal është hapur një dosje penale nga prokurorja Franceskina Lekani.

Prokurorja ka mbyllur dosjen pa kërkuar ndëshkimin e falsifikatorëve dhe kthimin e pronës shtetit. Lekanin duket se e ka futur në ‘thes’ Pëllumb Gjoka.

Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal që ka grabituar në bashkëpunim pronën publike.

Skema

Nga dosja rezulton se këtë pronë e ka fituar një 99-vjeçare e ndjerë Drane Hotaj, e cila ka lindur në Velipojë, por banonte në Grizhë të Malsisë Madhe.

Pretendohet se Drane Hotaj i ka dhënë prokurë Ardian Becit për të kërkuar pronat e saj.

Beci ka paraqitur kërkesën pranë Agjencisë se Kthim Kompensimit Pronave në Tiranë për kthimin e sipërfaqes 390 dynym tokë, por kjo kërkesë është refuzuar për shkak se dokumentacioni nuk ishte i plotë.

Më pas çështja kalon në gjykatë e cila vendos kthimin e tokës të moshuarës. Pas fitimit të pronësisë, e moshuara pretendohet se bën një testament duke dhuruar tokën.

E moshuara është përdorur si trampolinë për fitimin pronësisë me pas ka dalë jashtë loje duke dhuruar pronën.

Sipas ekspertizës kemi të bëjmë me falsifikimin e disa dokumenteve. Është falsifikuar prokura e shtetasit Ardian Beci, njëkohësisht edhe testamenti i 99 vjeçares, si dhe firma e prokurores Tatjana Leçaj.

Kjo çështje më pas i kalon Prokurorisë ku nga Instituti i Policisë Shkencore vërtetohen ndërhyrje në dokumentacion dhe vula.

Pjese e dosjes është edhe dëshmia e prokurores Tatjana Leçaj, emri i të cilës figuron te vërtetimi hipotekor i vitit 1997.

Ajo ka dëshmuar se nuk e ka firmosur asnjë dokument hipotekor për më tepër në këtë periudhë ajo nuk punonte në hipotekën e Shkodrës, por në Prokurorinë e Tiranës.

E ndodhur para një varg falsifikimesh të provuara, prokurorja Franceskina Lekani ka kërkuar pushimin e çështjes. Sipas avokatit Loren Liço ne këto raste prokuroria duhet të kërkonte sekuestrimin e dokumenteve të falsifikuara dhe asgjësimin e tyre.

Atë që nuk e bëri prokurorja Lekani e blerë nga Pëllumb Gjoka, tashmë po e bën SPAK-u.