Polonia blindoi kufijtë me Bjellorusinë, për të frenuar hyrjen e emigranteve përballë valës se re të tyre.
Projekti i ideuar para dy javësh u finalizua me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Në këto zona u dislokuan forca të shumta policore dhe mjete të blinduara, të cilat sipas aktivistëve mund të pengojnë ndihmat humanitare ndaj emigrantëve që kanë ngecur aty.
Një vendim i tillë drastik merret për herë të parë që nga rënia e komunizmit.
Autoritetet kufizojnë lëvizjet e njerëzve për 30 ditë në këtë brez kufitar të rrethuar me një gardh me tela me gjemba.
Polonia ashtu dhe Bashkimi Evropian akuzojnë presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, se inkurajon emigrimin.