Frika nga prangat / Salillari mbulon aferën e Behar Lazez dhe Gonxhes me dëshmitë fiktive të manovratorit, u jep mjete të rënda

Pas lajmit se Behar Laze, me anë të autoshkollës së tij piramidale ‘Laze’, ka dhënë mijëra dëshmi manovratori pa patur mjete në pronësi dhe pa u pajisur me autorizimin përkatës, kanë nisur lëvizjet për të mbuluar aktivitetin e paligjshëm.

Prapaskena mëson se në lojë është futur oligarku Pëllumb Salillari, i akuzuar për përdhunim dhe i dyshuar për vrasje në Greqi, ndërsa karrierën e ka nisur si faturino autobusi në Berat.

Për të shpëtuar Blendi Gonxhjan dhe rrethin e tij që kanë lejuar Lazen të japë dëshmi manovratori pa pasur mjetet, Salillari mësohet se ka lidhur një kontratë me Lazen për t’i dhënë gjoja mjetet e tij të rënda në përdorim, për zhvillimin e praktikës nga kursantët, raporton Prapaskena.

Por pyetja që shtrohet është: Si e ka dhënë Laze dëshmitë e manovratorit më parë dhe pse ka hapur një rrjet kompanish fantazmë në QKB?

Janë rreth 5 mijë dëshmi manovratori për mjetet e rënda me xinxhirë dhe goma si dhe cetifikata të aftësisë profesionale (ÇAP) të lëshuara nga Autoshkolla Laze e Behar Lazes.

Procedurat e dhënies së dëshmive janë fiktive pasi Laze nuk kishte flotë mjetesh për të aftësuar praktikantët. Gjithashtu, Autoshkolla Laze nuk është e autorizuar për dhënë dëshmi të tilla pasi nuk plotëson kushtet.

Po si jep Behar Laze dëshmitë pa pasur mjete? Çfarë procedure ndiqet për dëshmitë?

Për këtë duhet të përgjigjet drejtori Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja si dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, Ilir Mëngra, përgjegjës për zbatimin e kushteve dhe kriteteve nga autoshkollat.

Gjithashtu, duhet të përgjigjet punonjësi DPSHTRR, N. Leka, bashkëpunëtor me Behar Lazen.

Po pse Gonxhja, Mëngra, dhe Leka kanë mbuluar ‘Suden’ Laze, duke rrezikuar burgun? Shumë e thjeshtë: Ndajnë paratë bashkë. Behar Laze ndan paratë me Mëngrën, i cili i dërgon ‘pjesën e luanit’ Gonxhes.

Gonxhja thotë nëpër tavolina se përqindjen më të madhe ia dërgon Edi Ramës, si tarifë mujore dhe ‘taksë’ që mos ta shkarkojë si Arben Isaraj. Ka dyshime të forta se Gonxhja e ka sajuar implikimin e Ramën, për të justifikuar presionin mbi vartësit për të realizuar tarifën mujore të korrupsionit.

Prokurorisë së Tiranës apo SPAK-ut i mjafton një verifikim i thjeshtë për dokumentuar mashtrimin e madh kriminal dhe për çuar prapa hekurave Behar Lazen bashkë me Blendi Gonxhen dhe grupin e tij, të cilët kanë lejuar qëllimisht aktivitetin e paligjshëm të Lazes, duke shpërdoruar detyrën.

Mashtrimi me taksat
Autoshkolla Laze është përfshirë edhe në fshehje taksash. Një patentë që kushton rreth 350 mijë lekë, Behar Laze e deklaron 20 deri në 50 mijë lekë, për të mos paguar taksat.

Laze i vjedh shtetit qindra mijëra euro në vit dhe mburret se i ka blerë tatimet dhe se ka punësuar në autoshkollën e tij, bashkëshortin e një gjyqtarje, për të cilën do flasim në shkrimet vijuese.

Laze ka rreth 30 mjete për praktikën. Për 30 mjete ka vetëm 5 instruktorë të siguruar.
Behar Laze pothuajse ka monopolizuar tregun e autoshkollës në Tiranë, përmes hapjes së pikave fiktive, për shitjen e patentave. Behar Laze ka më shumë pika autoshkolle se sa instruktorë, një rast ky skandaloz.

Blerja e patentave
Gjysmën e kursantëve në testet e teorisë dhe praktikës për marrjen e patentës, Laze i kalon me para, të cilat shkojnë në xhepat e Blendi Gonxhja.

Për të kaluar vetëm testin e teorisë, kursanti paguan 200 mijë lekë shtesë. Paratë ia jep Lazes, i cili i ndan me rrethin e Gonxhes.