Mançester Siti është gati të bëjë Erling Halandin futbollistin më të paguar të Premier Ligës, duke mbajtur kështu larg një sulm të mundshëm të Realit të Madridit për bomberin norvegjez.Drejtuesit e “Qytetarëve” do të ulen me autorin e 42 golave këtë sezon në “Etihad” në fund të sezonit për të diskutuar një marrëveshje të re prej 500.000 paundësh në javë.
22-vjeçari përfundon vetëm vitin e parë të një kontrate që zgjat deri në vitin 2027 dhe Siti planifikon ta zgjasë atë me 12 muaj të tjerë.
Për vitin e tij fantastik të debutimit, ku ai po thyen çdo rekord, klubi pritet ta shpërblejë duke i rritur rrogën prej 375 mijë pafundësh, të cilën ai përfiton aktualisht, po aq sa edhe shoku i skuadrës, Kevin de Bryjne dhe portieri i Mançester Junajtidit, David de Gea.
Megjithatë, menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, ka nxitur thashethemet për një transferim në Madrid në të ardhmen, duke pretenduar se Reali është lëvizja e ëndrrave për futbollistët.