“Fuck shtetin”/ Nuk mjaftoi vrasja e policit, të rinjtë ‘rebelohen’ ndaj makinës së Policisë së Shtetit

Pasi ngjarja e rëndë e vrasjes së policit Saimir Hoxha nga një 21-vjeçar është një plagë ende e hapur në vendin tonë, dy të rinj të tjerë kanë vendosur të sfidojnë Policinë e Shtetit duke pozuar mbi kofanon e një prej makinave të tyre.

Në videon që është publikuar në disa faqe në rrjetet sociale shihet se një prej të rinjve qëndron mbi koanon e mjetit të Policisë, ndërsa tjetri filmon.

Ky i fundit, duke filmuar, ecën dhe i bashkohet shokut të tij, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e grupit anëtarit të grupit Hellbaninaz, Vinz, emri i të cilit është Ervin Selita.

“Fuck shtetin, kur plot e ki xhepin … S’munen mu afru kur plot e ki hekrin,”- dëgjohet në sfond.

“Ups, e theva,”- thotë njëri prej tyre në fund.