“Futbollistët nuk po stërviten si duhet”, Kasano: Inzagi s’është trajneri i duhur për zikaltërit

Antonio Kasano vazhdon të mendojë se Interi dhe Inzagi janë një binom që nuk funksionon si duhet dhe u është rikthyer përsëri akuzave ndaj trajnerit, ashtu si pas ndeshjes me Empolin.“Për mua një sezon mund të quhet i suksesshëm për një klub të madh vetëm nëse ka fituar titullin ose Champions-in”, e ka nisur ish-sulmuesi zikaltër duke vazhduar: “Unë jam i bindur në atë që them dhe ajo që po jep Interi në fushë ma konfirmon gjithmonë se kam të drejtë. Skuadra e Inzagit ka nisur përsëri luhatjet dhe nuk ka arritur asnjëherë të ketë atë qëndrueshmërinë që frikëson kundërshtarët. Kjo nuk është mënyra e duhur për të stërvitur Interin, ky nuk është mentaliteti që një klub si zikaltrit duhet të kenë nëse duan të korrin suksese dhe të mbërrijnë te titujt. Për mua është i gjithë faji i trajnerit, Inzagi nuk është trajneri i duhur për një skuadër si Interi”.