Gati bën heroin në minutën e 97-të, Juventusi barazon mes vuajtjesh me Seviljen në shtëpi

Juventus nuk bind as në Europë. Bardhezinjtë kanë barazuar sot me vuajte në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Europës përballe Seviljes, duke lënë çdo gjë të hapur me një avantazh minimal të miqve, pasi ndeshja e kthimit luhet në Spanjë.

Skuadra spanjolle, edhe pse në kampionat nuk po bën mirë, në Itali ka dhuruar një ndeshje ofensive sidomos në pjesën e parë duke vënë në vështirësi ekipin e Alegrit. Vendasit shpërdoruan me Vlahoviç raste të mira para portës teksa u goditën më pas nga En Nesiri i cili mposhti Sheznjin.

Në pjesën e dytë, spanjollët u mbrojtën me shumë forca dhe nuk lejuan Juventusin të dilte në lojën e vet, pavarësisht ndërrimeve të Alegrit, duke kërkuar të mbyllnin sfidën me një fitore minimale që ia bën më të lehtë rrugëtimin drejt finales. Por në goditjen e fundit në portë, në një goditje këndi, Gati gjeti barazimin në minutën e 97 për të hapur sfidën përsëri dhe shtyrë çdo vendim për kualifikimin në finale.JUVENTUS-SEVILJA 1-1
90’+7′ Gati / 26′ En Nesiri