Gati prangat për Manastirliun:SPAK nis hetimet për koncesionin korruptiv të laboratorëve, Janis Karathano i Pegasus drejt arratisjes në Athinë

SPAK ka nisur hetimet për një prej aferave më flagrante në shëndetësi, me protagonistë biznesmenin kontrovers Janis Karathano dhe ministren Ogerta Manastirliun, dyshe e cila kanë ndarë miliona euro nga paratë publike.

 

Bëhet fjalë për koncesionin korruptiv të 18 laboratorëve në spitalet universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes, me vlerë mbi 100 milionë euro.

 

Sipas një dosje që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar në SPAK, Ogerta Manastirliu dhe banda e saj në ministri, i kanë dhënë klientit të tyre Janis Karathano koncesionin në shkelje flagrante të ligjit.

 

Edhe pse Ogerta Manastirliun ishte paralajmëruar nga Banka Botërore që kompanitë e Karathanos ishin të skeduara për aktivitet kriminal në Spanjë dhe si të tilla nuk duhet ta përfitonin koncesionin, sërish Manastirliun, duke shpërdoruar detyrën, ia dha koncesionin Karathanos.

Pavarësisht ndërhyrjeve të paligjshme, lobimeve dhe alarmit të personave të implikuar, SPAK po vijoin hetimet dhe duket se ka rënë në gjurmën e një prej aferave korruptive më serioze në sektorin e shëndetësisë.

Fillimisht në pranga mund të bien anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Raimond Cimbi, Silva Novi, Leonora Horanlliu, Ariola Krymi, Anjeza Alliu, Gazmir Vehbi dhe Armila Ali. Por, dy kokat mbi këta zbatues janë Ogerta Manastirliu dhe Janis Karathanos.

Pas tyre qëndrojnë disa seksere dhe sekserë, ish ministra dhe deputetë, të cilët dyshohet se kanë marrë një pjesë të parave.

Ndërsa SPAK vijon hetimet, mësohet se greku-shqiptari Janis Karathano po tenton të arratiset në Athinë, gjithnjë nëse nuk është arratisur ndërkohë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, e gjitha banda e hajdutëve, pret me ankth nga momenti në moment shfaqjen e policisë me fletë-arreste dhe pranga, ndërsa klloçka e korrupsionit, Ogerta Manastirliu mendon se do ta shpëtojë Babloku i Madh, i cili në fakt ka treguar se për shpëtuar vetën e tij, është gati të çojë në burg çdo bashkëpunëtor.

Koncesionin e laboratorëve e kanë marrë kompanitë Labopharma, Exalab France dhe AB Laboratory Solution BV.

Pas Labopharma dhe AB Laboratory Solution BV qëndron Janis Karathano, i cili është edhe pronar i Pegasus, një nga kompanitë që ka përfituatr më shumë para në shëndetësi.

Komisioni i dhënies së koncesionit të laboratorëve i komanduar nga Manastirliu ka refuzuar të pranojë kundërshtimin e Korporatës Ndërkombëtare të Investimeve (IFC), pjesë e Bankës Botërore, për këtë koncesion.

Korporata Ndërkombëtare të Investimeve kishte kërkuar skualifikimin e grupit të kompanive fituese, pasi njëra kompani e Karathanos ishte në ndjekje penale në Spanjë për aktivitet kriminal, ndërsa kompania tjetër nuk kishte përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës në kompaninë mëmë të saj. Shkeljet penale janë flagrante dhe kanë sjellë si pajojë vjedhjen e parave publike.