Gazetari rus Dmitry Muratov ka njoftuar do të nxjerrë në ankand çmimin Nobel për paqen, të fituar në mars të këtij viti dhe paratë do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët refugjatë ukrainas që janë larguar nga pushtimi rus.
Murartov, dikur redaktor i lajmeve tek gazeta Novaya dhe tani i pezulluar prej saj, tha se çmimi prej 500.000 dollarësh do të përdoret për të mbështetur disa fondacione bamirësie
Çmimi i Nobelit për Paqen do të dalë në ankand Nga Heritage Auctions, në New Yourk më 20 qershor.
100% e të ardhurave mësohet se do t’i dhurohen organizatës UNICEF. Kjo ditë përkon dhe me ditën ndërkombëtare të refugjatëve.
Në një intervistë muajin e kaluar Muratov tha se dëshiron ta bëjë ankandin për të ndihmuar në mbështetjen e ukrainasve që u larguan nga vendi i tyre për shkak të pushtimit. Ai e quajti situatën e krijuar një tragjedi të vërtetë.
“Nëse shikojmë numrin e refugjatëve, ne në thelb kemi Luftën e Tretë Botërore, jo një konflikt lokal. Ky është një gabim dhe ne duhet t’i japim fund,” ka thënë ai.