Gazifikimi i Shqipërisë kushton 4 mld euro, janë 6 projekte kryesore! Shuli: Po punohet për të depozituar gaz në Dumre

Enti Rregullator i Energjisë Raportoi sot në Kuvend, duke thënë se gazifikimi i Shqipërisë do të kushtonte 4 miliardë euro. Në komisionin e veprimtarisë, përfaqësuesi i entit, Maksim Shuli foli për 6 projekte emergjence për shpërndarjen e gazit në vend, nga Vlora e deri tek projekti i gazsjellësit Jonian-Adriatik, që përfundon në Kroaci.

Projekti ambicioz i qeverisë për të gazifikuar vendin, si një alternativë për të ulur konsumin energjisë elektrike, kushton plot 4 miliardë euro. Shifra u bë e ditur në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga përfaqësuesi i ERRE-s Maksim Shuli, i cili tha se janë 6 projekte kryesore që duhet të realizohen për të arritur që në të gjithë vendin të ketë shpërndarje të gazit natyror.

Ndërkohë TEC-i i Vlorës do të vihet në punë me gaz që do të vij nga Amerika.