Vetëm disa metra larg Prokurorisë së Tiranës dhe Autoritetit të Konkurrencës, Gega Oil ka nisur të vjedhë masivisht shqiptarët, duke rritur çmimin e naftës me 500 lekë për litër brenda disa ditëve.
Sot, kompania e skandaleve, ndotjes, mashtrimit dhe tenderave korruptivë Gega Oil e Paulin Gegës shet një litër naftë me 2300 lekë, edhe pse kostoja e importit nuk ka ndryshuar.
Gega po shfrytëzon luftën në Ukrainë për të vjedhur.
Sigurisht, askush nuk do të blinte naftë dhe benzinë tek Gega Oil nëse edhe kompanitë e tjera të karburanteve nuk do të rrisnin çmimin, në bazë të një pazari për të fiksuar rritjen e çmimit të naftës, për të vjedhur shqiptarët.
Çmimi i naftës nuk mund të rritet pa një marrëveshje mes bosëve të karburanteve, pasi në të kundërt skema e vjedhjes së shqiptarëve nuk do të funksiononte.
Skandali nuk është se Paulin Gega po vjedh shqiptarët, pasi Gega ka një përvojë të gjatë në mashtrim, pastrim parash, evazion fiskal etj. Paulin Gega ka qenë në kërkim për disa akuza të rënda, si “Evazion fiskal” ne shuma të mëdha, “Fshehja e të ardhurave”, “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ai merrte tendera nga arratia, ndërsa më pas mbylli dosjen duke blerë drejtësinë.
Skandali konsiston në faktin që nuk po vepron Autoriteti i Konkurrencës dhe Prokuroria. Autoriteti i Konkurrencës është institucioni publik që duhet të mbrojë qytetarët nga pazaret e biznesmenëve për t’i vjedhur.
Autoriteti i Konkurrencës duket se është bërë palë me kompaninë famëkeqe Gega Oil, e skeduar edhe për derdhjen e qindra ton naftë në ambiente të hapura, ndotje të mjedisit etj., por si gjithnjë i ka shpëtuar ndëshkimit.
Autoriteti i Konkurrencës është blerë edhe nga karteli i miellit, pasi vitin e kaluar hoqi një gjobë 5 milionë euro për oligarkët miellit, pasi kishin arritur një pazar për të rritur njëkohësisht çmimin me 10 %.