Genti Sanxhaku merret i pandehur për ndërtim pa leje. A do t’i shpëtojë dënimit duke blerë gjyqtarët? Dyshime për pastrim parash, në skenë Vangjush Dako

Administratori dhe bashkëpronari i kompanisë Pavarësia 2007, Genti Sanxhaku, është marrë i pandehur nga prokurorja e Durrësit, Teuta Rrudha, për ndërtim të paligjshëm, me qëllim fitimi.

Prokurorja ka referuar dosjen e Sanxhakut për gjykim në Gjykatën e Durrësit në 5 qershor të këtij viti, pas një hetimi të nisur në vitin 2021. Nga hetimet është provuar se kompania Pavarësis 2007, për të cilën thuhet se pastron paratë e krimit dhe korrupsionit, ka ndërtuar një shtesë pa leje mbi një pallat, për të cilin Sanxhaku kishte leje vetëm për 6 kate.

Sipas akuzës që ka ngritur prokurorja, Sanxhaku rrezikon nga 3 deri në 8 vite bug, pasi ka ndërtuar pa leje me qëllim fitimi.

Bie në sy që Sanxhaku e ka marrë lejen e ndërtimit për pallatin nga Vangjush Dako, i arrestuar nga SPAK pikërisht se ka lejuar shtesa pa leje mbi pallate.

Disa burime për Prapaskenën thanë se Sanxhaku e ka ndërtuar pallatin mbi pronë të zaptuar në mënyrë mafioze si dhe pjesërisht mbi kolektorë, duke ngritur dyshime të forta për një skemë korrupsioni me Vangjush Dakon dhe IKMT-në.

Ndërkaq, ngrihen dyshime të forta se kompania Pavarësia 2007 pastron para ndërtim, pasi ky subjekt ndërton pallate me një kapital vetëm 4.7 milionë lekë.