Tre persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër pasi gjatë një kontrolli në një magazinë iu janë gjetur 42 thasë me 700 kg duhan i ngrirë i cili mbahej i ngrirë kundra rregullave të shitjes.
Shtetasit Kujtim Guri, 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër; Hamza Gemi, 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; dhe Avni Guri, 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër mbi ta rëndojnë akuzat e penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande”, të kryera në bashkëpunim.
Njoftimi Policisë:
-Kujtim Guri, 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;
-Hamza Gemi, 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-Avni Guri, 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient që përdorej si magazinë nga 3 shtetasit e arrestuar, gjetën dhe sekuestruan 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë që mbahej me qëllim tregtimin në kundërshtim me rregullat për shitjen e duhanit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande”, të kryera në bashkëpunim.