Gjendje katastrofike në Afganistan, qytetarët luten për bukë para furrave

Gjendje katastrofike në Afganistan, qytetarët luten për bukë para furrave

Rritja e problemeve ekonomike në Afganistan ka përkeqësuar më tej gjendjen e njerëzve që po luftojnë me varfërinë.

Pamjet e Anadolu Agency (AA) tregojnë se shumë njerëz në vend janë të privuar nga ushqimet bazë.

Të varfrit, që nuk kanë mundësi të blejnë bukë, kërkojnë bukë nga klientët që vijnë në furrat e bukës, duke pritur me orë të tëra.

Pushtimi sovjetik i Afganistanit në vitin 1979, më pas grupet ndërluftuese të muxhahedinëve, lufta kundër talebanëve në vitet e fundit dhe pushtimi 20-vjeçar i SHBA-së kontribuan në përkeqësimin e ekonomisë së vendit.

Si rezultat i pothuajse 40 viteve të paqëndrueshmërisë, ekonomia afgane ka prekur fundin. Njerëzit kanë vështirësi të mëdha për të plotësuar nevojat e tyre themelore.

Pavarësisht se shqetësimet e sigurisë janë zbutur që kur talebanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht, ekonomia e vendit është ndikuar negativisht nga konfiskimi i parave afgane në bankat ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe nga fakti se administrata talebane akoma nuk është njohur zyrtarisht në nivel ndërkombëtar.

Situata e keqe ekonomike në Afganistan dita e ditës po shton numrin e të varfërve në vend.

Pavarësisht motit të ftohtë, të varfrit me orë të tëra presin para furrave të bukës me shpresën se ndonjë klientë do t’u japë bukë.