Gjenerali i Çet Kastratit në vend që të ishte në burg për pronat e ushtrisë, bilbilos ekraneve si avokat i Hajdarit të Kuçovës, ja si gënjen për dënimin në Greqi

Në vend që të ishte në burg për aferat me pronat e ushtrisë kur ishte gjeneral i interesave të Çet Kastratit, vijon ende të bilbilosë i lirë ekrenave, madje edhe të bëjë avokatin e Kreshnik Hajdarit të Kuçovës, i cili ka fshehur një dënim në Greqi.

Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, post të cilin e përdori për të kaluar bazat ushtarake në duart e oligarkëve që pastrojnë paratë e krimit. Padyshim Bardhyl Kollçaku, këtë aferë nuk e ka realizuar pa përfitime monetare për të cilën do të shkruajmë në vijim.

Në këmbim, besohet se oligarkët ndikuan tek Rama për ta bërë Kollçakun deputet dhe ky ndikim ka ardhur në kuadër të shpërblimit që Kollçaku do të merte për aferën e kalimit të bregdetit të sarandës në pronësi të Çet Kastratit.

Kollçaku paradite hyn fshehurazi në SPAK dhe qëndron nga 3 orë duke dhënë llogari për aferat me pronat e ushtrisë, ndërsa pasdite del ekraneve duke mbrojtur kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, i dënuar në Greqi.

Dhe për më tepër, deputeti Bardhyl Kollçaku gënjen publikun, teksa thotë se Kreshnik Hajdari nuk e ka ditur se ka qenë i dënuar dhe se fakti i mkosdeklarimit të dënimit nuk e ngarkon hajdarin me përgjegjësi.

Siç edhe e konfirmon ky vendim i gjykatës greke, Kreshnik Hajdari ka qenë prezent kur është dënuar, që do të thotë se Hajdari ka fshehur dënimin dhe ka manipuluar formularin e dekriminalizimit fakt që e bën këtë kanidat jo vetëm të papërshtashëm por e çon Hajdarin drejt Burgut.

Por, ish gjenerali deputet duket se nuk e ka problem të gënjejë publikisht, pasi Kollçaku do të mbahtet mënd vetëm për faktin e Gjeneralit tradhëtar që fali pronat  Oligarkëve.

Kur ishte gjeneral, Kollçaku i shërbeu intetesave të Çet Kastratit, duke i dhënë Bazën Detare të Sarandës, ndërsa si deputet po i shërben intetesave të Salillarit, i cili kontrollon Kreshnik Hajdarin, dhe sërish përpiqet në bashkpunim të falin edhe lumen Sinec.

Madje Salillari besohet se e ka caktuar Kollçakun si strateg të fushatës së Hajdarit në Kuçovë, meqenëse ka qenë ushtarak.

Vijon……………..