Didie Deshamp u ndal për t’u përballur me mediat dhe menjëherë ndjeu dorën e historisë mbi supin e tij. Franca është dy fitore larg një vendi përkrah të pavdekshmëve dhe trajneri e ka kuptuar shpejt se si do të jetë kjo javë. 54-vjeçarin e quajnë “Gjenerali i Vogël”, sepse ai ka një sjellje të çuditshme gjatë konferencave.Vazhdimisht në lëvizje në karrigen e tij, Deshampi kapet shpesh nga kamerat duke ‘luajtur’ me xhaketën dhe duke u përpjekur të çarmatosë ata që shtrojnë pyetje të ndërlikuara me humor dhe autoironi. Kontrata e tij skadon për 19 ditë, por sa herë që pyetet për këtë temë mjaftohet me një tundje koke dhe buzëqeshje. Ndoshta ka ardhur koha që Deshamp të ndjekë një sfidë të re. Ka 10 vjet në krye të Francës dhe gjatë kësaj dekade ka luftuar finalen e një kampionati europian, ka fituar Ligën e Kombeve, një Kupë Bote dhe tani në Doha ka shanse për një dopietë historike. Deshamp aktualisht zë një orbitë me Franc Bekenbauerin (Gjermania Perëndimore) dhe Mario Zagalo (Brazil) për arritjen e majës së futbollit si lojtarë dhe më pas si trajnerë. Nëse Franca, skuadra më e mirë e mbetur në garë, fiton në Lusail të dielën e ardhshme, Didi do t’i bashkohet Peles me tri medalje ari.
DREJT LAVDISË – Edhe sikur të mos shkelë më në një fushë pas kësaj Kupe Bote, reputacioni i Deshampit nuk do të zvogëlohej kurrë. Vitorio Poco është arkitekti i vetëm i një mbrojtjeje të suksesshme të Kupës së Botës, duke mbështetur suksesin e Italisë në vitin 1934 në 1938, por bëmat – duke pasur parasysh sa shumë ka ndryshuar loja – nuk janë të krahasueshme. Franca ka një reputacion të vrullshëm dhe do të kishte qenë e lehtë për ta qëta largonin Deshampin pasi ekipi i tij humbi Europianin evitit 2016-të në Paris, kur umund 1-0 nga Portugalia në njëndeshje që duhej ta kishte fituar.
Megjithatë, përfitimi i tëqëndruarit besnik është shpërblyer shumë dhe ajo që ai kanë dispozicion në Katar nukështë thjesht një skuadër, por një arkë thesari prej 25lojtarësh ku mungojnë emra si Benzema, Pogba dhe Kante. Megjithatë, vetëm talenti nukgaranton sukses dhe puna e Deshamp ka qenë e jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj fushate, duke gjetur përzierjen eduhur në çdo kohë dhe dukedhënë tonin e duhur. Diferencëne bëjnë detajet dhe janë pikërisht ato më minimale që “Gjenerali i Vogël” i kupton më mirë. Gjithçka mund të ndodhë në futboll, e kemi parë këtë shumëherë më parë, por do të ishtevërtet një tronditje nëse Franca nuk vazhdon me trajnerin esaj. Kjo është ajo që Deshampmeriton.