Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për të lënë qelinë, në mënyrë që të mund të betohej para këshillit bashkiak.Fredi Beleri kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00, megjithatë kjo kërkesë nuk u pranua.Beelri u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën akuzë për korrupsion dhe blerje votash. Megjithatë, edhe pse nga qelia, ai arriti të fitonte shumicën e votave në bashkinë ku garonte.