Gjykata dënoi me 2 vite burg Adriatik Llallën, reagon Yuri Kim: Kjo tregon se askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg dhe sekuestrimin e pasurisë për ish-kryeprojurorin Adriatik Llalla.

Kim shkruan se dënimi i Llallës tregon se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht sa ifuqishëm është, teksa shton se ky është dinjiteti i vërtetë i drejtësisë.

“Më vjen mirë që shoh SPAK të japë gjithmonë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion, tregon se askush, pavarësisht sa i fuqishëm, nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë janë të barabartë përballë ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim.