Gjykata e Apelit i jep të drejtë Meghan Markle, fiton kundër Daily Mail

Meghan Markle ka shënuar një fitore të rëndësishme për të mbrojtur privatësinë e saj. Edhe nëse jeta e saj është me interes publik, ajo ka treguar se nuk e bën atë pronë publike. Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë Dukeshës, pas publikimit nga Mail të disa pjesëve nga letra e Meghan, drejtuar babait të saj.

Dukesha e Sussex ka fituar fazën e fundit në luftën e saj ligjore kundër botuesit të “Mail”.

Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e “Associated Newspapers” për një gjyq të plotë mbi publikimin e disa pjesëve nga letra e Meghan, drejtuar babait të saj.

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë në fillim të këtij viti vendosi në favor të dukeshës në çështjen e privatësisë dhe të drejtave të autorit.

Ai tha se çështjet ishin aq të qarta sa nuk kishte nevojë për një seancë të plotë. Ky vendim tashmë është lënë në fuqi.

Në një deklaratë të lëshuar pas vendimit, dukesha tha: “Kjo është një fitore jo vetëm për mua, por për këdo që është ndjerë ndonjëherë i frikësuar të ngrihet për atë që është e drejtë”.

Avokatët e Meghan kishin thënë se letra e saj drejtuar Thomas Markle në gusht 2018 ishte “thellësisht personale” dhe ” ishte menduar të mbahej private”. Duke shpallur vendimin, tre gjyqtarët që dëgjuan ankesën thanë se përmbajtja e letrës ishte “personale, private dhe jo çështje me interes publik legjitim”.

Avokatët shtuan: “Ishte e vështirë të shihej se çfarë provash mund të ishin nxjerrë në gjyq që do të ndryshonin situatën… Gjykatësve iu tha gjatë seancës se 585 nga 1250 fjalët e letrës ishin ribotuar në pesë artikujt në fjalë.

Me këtë vendmim, Meghan ndan opinionin publik me mbështetës dhe kritikë të zëshëm që e shohin me paragjykime.

Por ajo ka pasur sukses në një betejë ligjore që brezat e mëparshëm të familjes mbretërore ndoshta do ta kishin shmangur.