Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për Luan Dacin. Kështu, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në 1997, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.Luan Daci, u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove, pasi u konstatua se kishte falsifikuar dokumentet, duke fshehur një shkarkim të tij.