Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka mbërritur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme kudnër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do mbahet seanca e radhës ndaj për çështjen “Gërdeci”.
Në këtë seancë do të thirren dëshmitarë të tjerë, teksa më parë kanë dëshmuar familjarët e viktimave dhe punonjës të depos së demontimit të armëve, që i mbijetuan tragjedisë.
Më herët ish-ministri ka thënë se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re, ndërsa ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm. Sipas tij asnjë nga dëshmitarët në proces, nuk ka folur kundër tij.Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë.