Gjyqtari i Korçës Ervin Sulaj ka dekonspiruar sekretin hetimor/ Ja se si ka favorizuar personin nën hetim

Gjat hetimeve gjykata e rrethit gjyqësor  Korçë me gjyqtar Ervin Sulaj ka dekonspiruar dhe nxjerrë sekretin hetimor në lidhje me një çështje penale.

Bëhet fjalë për dosjen penale me ndaj zyrtarëve të IKMT në Korçë, ku nga përgjimet ka dalë edhe kryetari i bashkisë së Ersekës Erion Isai, i është përcjellë SPAK-ut. Ka qenë prokuroria lokale që pas arrestimeve të para, ka vlerësuar se hetimet duhet të vijojnë nga prokuroria e posaçme. Këshilltari i Erion Isait është përgjuar teksa flet me kryebashkiakun për të takuar biznesmenin që do të kryente rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti.

Prokuroria e Korçës ka përcjellë në SPAK dosjen ku i përfshirë rezulton edhe kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai. Objekt i çështjes është vijimi i hetimeve për një sërë abuzimesh korruptive në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, punësimet e paligjshme dhe shitja e lëndës drusore në Ersekë.

Gjyqtari Ervin Sulaj është konstatuar dhe filmuar duke  drekuar me persona të cilët kanë lidhje me subjektet nën hetim, dhe nga takimi ky i fundit ka premtuar se do ishte favorizues në hetim dhe gjykim.

 

Lajm në përditsim…………………..