Gjyqtari matrapaz Laurent Fuçia liroi mafiozin e pronave në Dhërmi Helidon Gjikoka/ Është sëmurë, ka nevoj të kurohet, dhe të bëj plazh në hotelin e vjedhur

Bëhet fjalë për një çështje penale që ishte në hetim e sipër nga prokuroria e Tiranës e cila mbas konstatimit të një sër shkeljeve dhe veprimeve korruptive të bëra nga Banda e Aluiznit Vlorë dhe me kryemafiozin Helidon Gjikoka .

Në këtë rast kemi të bëjmë me një  zinxhir korruptiv pasi në këtë mega skandal përfshihen  edhe gjyqtare dhe prokurorë në Vlorë, të cilët janë bërë mburojë dhe palë me korrupsionin për të mbyllur sytë përpara veprimeve kriminale të këtyre të pandehurve.

Helidon gjikoka u bë pronar i një prone në bregdetin në Dhërmi, të cilën e kishte marrë më parë me kontratë qiraje, por duke gjetur çerdhen e korrupsionit në ASHK, Prokurori, dhe në gjykatën e këtij qyteti ai e përvetsoi këtë pasuri me dokumenta të falsifikuara.

Fillimisht Ilia koka pronari I kësaj pasurie I është drejtuar prokurorisë Vlorë për hetimin e kësaj çështje por në mënyrë korruptive kjo çështje është zvarritur në rreth 2 vjet hetime dhe më pas është sfumuar totalisht nga veprimet korruptive të akuzës Vlorë.

Më pas duke qënë se Gjikoka e ka zhvendosur aktivitetin e tij criminal edhe  në ASHK qëndrore atëher u ushtrua e drejta e kallzimit edhe në  Prokuroprinë e kryeqytetit e cila  në bazë të veprimeve hetimore intensive ka marrë 9 persona të pandehur  dhe për mafiozin Helidon Gjikoka është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”.

Më pas kjo çështje nga prokuroria Tiranë është transferuar në prokurorinë e Vlorës dhe vetëm mbas 2 viteve është ekzekutuar masa arrest në burg për shtetasin Helidon Gjikoka. Gjykata e

Kjo masë edhe pse  është caktuar burg , Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur:  Ndryshimi i vendimit Nr. 105 akti, datë 12.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Zëvëndësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” , të caktuar ndaj të pandehurit Helidon Gjikoka me vendimin nr.1545/1 akti, datë 23.10.2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186 dhe 190 të Kodit Penal, me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Gjatë këtij proces gjyqësor nga i pandehuri Helidon Gjikoka është kërkuar caktimi i një mase sigurimi më të butë, atë të detyrimit  për paraqitje në policinë gjyqësore ose garanci pasurore. Gjykata pas analizimit të të gjitha rrethanave , fakteve dhe provave vendosi  ndaj shtetasit Helidon Gjikoka si masë të përshtatshme “arrest në shtëpi” .

Nuk ndalet me kaq por i pandehuri Helidon gjikoka është në kërkim të gjyqtarit të korruptuar i cili do të merte në këmbim të rryshfetit ndryshimin e kësaj mase të caktuar nga gjykata e apelit Vlorë dhe në datën 04.05.2022 , shtetasi Helidon Gjikoka i është drejtuar  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke kërkuar Zëvëndësimin e masës së sigurimit të caktuat me vendimin Nr.60-2022-570, datë 24.03.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë, me një masë më të butë dhe ka kërkuar detyrim paraqitje. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin Nr. 61-2022-1811 ka vendosur: Rrëzimin  e kërkesës së kërkuesit Helidon Gjikoka  me nr. Regj.Them. 165 datë 27.04.2022 me objket zëvëndësimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” .Pasi nga ana e gjykatës me të drejtë u vlerësua se nga momenti i caktimit të masës “arrest në shtëpi” nuk kanë ndryshuar rrethanat e faktit dhe të ligjit mbi të cilat ishte caktuar kjo masë.

Pas ankimit të  kërkuesit  Helidon Gjikoka ,  i është drejtuar Gjykatës së Apelit  Vlorë në  dhe në këto momente hynë në loj gjyqtari matrapaz Laurent Fuçia i cili mënyrën më kriminale të mundshme  ka vendosur: Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë , duke vendosur ndryshimin e masës së sigurimit për  shtetasin Helidon Gjikoka nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”  dhe atë të sigurimit pasuror në vlerën 500.000 lekë.

Gjikoka ka kërkuar caktimin e masës  “Detyrim për paraqitje” dhe sigurimi pasuror në vlerën prej 500.000 lekë,  por matrapazi Fuçia nuk ka konstatuar se këto kërkime janë fakt i gjykuar më parë , pasi këto kërkime  janë kërkuar prej kërkuesit Helidon Gjikoka që në  kërkesën e datës 17.03.2022 e cila u gjykuar në Gjykatën e Apelit Vlorë nga gjyqtari Engert Pellumbi dhe u rrëzua.

Nga ky moment, pra nga  gjykimi i kërkesës së parë për zëvëndësimin e masës  në “arrest shtëpi”  e deri kur e masa u zëvëndësua nga matrapazi Fuçia, nuk kemi asnjë ndryshim në lidhje me procedimin penal dhe hetimet në lidhje me kërkuesin Helidon Gjikoka por në bazë të veprimeve korruptive ky gjyqtar ka vendosur në dëm të interesit privat dhe atë të shtetit dhe është bërë palë me mafiozin e pronave Helidon Gjikoka .

Gjyqtari matrapaz Fuçia ka vendosur në kundërshtim edhe me nenin 260/2 Të K.Prc.Penale parashkohet se “2. Kur nevojat e sigurimit zbuten ose kur masa e zbatuar nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit ose dënimit që mund të caktohet, gjykata e zëvendëson masën me një tjetër më të lehtë.” Në rastin konkretë  nevojat e sigurimit nukjanë zbutur  dhe masa e sigurimit “arrest në shtëpi”   vazhdon ti përgjigjet rëndësisë së faktit.

Helidon Gjikoka në kërkesën e tij parashtroi dhe gjëndjen e tij shëndetsore dhe pasi  u vlersuan nga gjyqtari Fuçia u vendos zëvëndësimi i kësaj mase  me arsyetimin se ky i pandehur është i sëmurë dhe duhet të kurohet.

Matrapazi Fuçia ka vendosur edhe në kundërshtim me vendimin  e Gjykatës së Lartë Nr. 00-2016- 1500 i Vendimit (172) , të datës 29.09.2016  në një rast analog, jemi të qëndrimit se Vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili ka pranuar kërkesën e kërkuesit Helidon Gjikoka për zëvëndësimin e masës së sigurimit personal është është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural dhe si i tillë do të prishet.