“Gledis Nano: Partner i besuar i SHBA-së dhe viktimë e intrigave politike në Shqipëri, një histori që duhet treguar”

Më 31 gusht 2022, Shqipëria u përball me një lajm që, përtej heshtjes zyrtare, ngjalli dyshime dhe pyetje të mëdha në qarqet politike dhe diplomatike: Gledis Nano, drejtor i përgjithshëm i një institucioni kyç shtetëror, u shkarkua papritur nga detyra.

Nuk u dha asnjë shpjegim zyrtar për këtë largim, por reagimi i ambasadës amerikane ishte i menjëhershëm dhe i fortë Nano u cilësua si një partner i çmuar dhe kyç, dhe shkarkimi i tij u pa si një veprim që mund të dëmtonte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Në fakt, kjo ngjarje ishte më shumë sesa një shkarkim i thjeshtë. Në prapaskenë, Gledis Nano ishte pjesë e një operacioni sekret të koordinuar nga CIA, e cila e kishte angazhuar për të hetuar dhe mbajtur nën mbikëqyrje Charles Mc Gonigal, ish-drejtorin e FBI-së në një hetim të ndërlikuar mbi skandale dhe abuzime të niveleve të larta të sigurisë amerikane.

Hetimi përfshinte edhe një nivel të lartë bashkëpunimi me qeverinë shqiptare dhe, më konkretisht, me Kryeministrin Edi Rama.

Ky operacion sekret kishte për qëllim të zbuste ndikimin e Mc Gonigal, i cili prej kohësh kishte krijuar lidhje të dyshimta dhe interesa që cenonin sigurinë kombëtare.

Në këtë kuadër, Nano u vu në “shënjestër” si njeriu që do të mbante gjithçka nën kontroll dhe do të raportonte çdo lëvizje të dyshimtë.

Por, si në çdo histori spiunazhi, gjërat nuk shkuan sipas planit. Mc Gonigal mësoi për këtë operacion të fshehtë dhe në një manovër surprizuese, informoi vetë Kryeministrin Rama, mikun e tij të ngushtë dhe partnerin politik.

Kjo “marrëveshje e fshehtë” çoi në tensione të mëdha, të cilat u kurorëzuan me largimin e papritur të Nanos nga posti i tij.

Në kohën kur Gledis Nano largohej nga skena, në Shtetet e Bashkuara shpërtheu një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, Charles Mc Gonigal u përball me akuza të rënda për korrupsion, keqpërdorim detyre dhe lidhje të errëta me struktura të ndryshme kriminale dhe politike.

Ky skandal tronditi thellë strukturat e sigurisë amerikane dhe hapi një valë pyetjesh mbi mënyrën se si funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare në nivele të larta.

Për Gledis Nanon, kjo ngjarje ishte një zhgënjim dhe një humbje e madhe. Ai, që ishte cilësuar si një partner dhe bashkëpunëtor i besueshëm nga aleati më i rëndësishëm i Shqipërisë, u bë viktimë e intrigave politike dhe një loje të madhe që i kalonte kufijtë kombëtarë.

Në Shqipëri, kjo ngjarje nxori në pah mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, ku vendimet e rëndësishme merren pas dyerve të mbyllura dhe me ndikimin e lojërave të pushtetit që shpesh qëndrojnë në errësirë.