Karim Benzema e ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme avenuturën me skuadrën e re, Al-Ittihad. Sulmuesi francez gjeti rrugën e rrjetës si dhe asistoi në triumfin 1-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Esperance Tunis në duelin e vlefshëm për Ligën e Kampionëve për skuadrat arabe. Benzema asistoi për golin e barazimit në minutën e 35-të, e më pas shënoi supergol në të 55-n për ta kompletuar përmbysjen dhe fitoren e skuadrës nga Arabia. 35-vjeçari u transferua tek Al-Ittihadi në verë nga Real Madridi, teksa përfiton afro 200 milionë euro në vit.