Napoli ka hedhur një hap shumë të sigurt drejt kualifikimit në turin tjetër të Ligës së Kampioneve me një fitore mbresëlënëse përballë Eintraht Frankfurt në fushën e gjermanëve. Skuadra e Spaletit ka triumfuar me shifrat 2-0 në një sfidë ku diferencat mund të ishin edhe më të thella.Gjermanët luajtën si të barabartë në pjesën e parë, pro sulmi i napolitanëve i vendosi disa herë në vështirësi. Kvarstskhelia humbi penallti, por pak minuta para fundit të pjesës së parë, ishte Osimhen ai i cili gjeti avantazhin pas një aksioni të rrufeshëm.
Gjermanët u munduan të reagonin në pjesën e dytë, por u ndëshkuan me një karton të kuq pas faullit në sulm të Kolo Muani. Me një lojtar më shumë në fushë, Napoli mori plotësisht kontrollin e lojës dhe pasi gjeti golin e dytë me Di Lorenco, tentoi deri në fund që të thellonte avantazhin.
Megjithatë, edhe rezultati 2-0 ia bën shumë më të thjeshtë kualifikimin në ndeshjen e kthimit dhe afron çerekfinalet që do të ishin të rëndësishme për skuadrën që po dominon këtë edicion në Itali e kërkon të afirmohet në Europë.
EINTRAHT FRANKFURT-NAPOLI 0-2
40′ Osimhen, 65′ Di Lorenco
81’ Kamada ka mundësinë të rihapë ndeshjen me një tentativë në qendër të zonës, por çon sferën në duart e Meret. Situata përmbyset shpejt dhe është Osimhen i cili gjuan drejt portës vendase, por gjen përgjigjen e Trap.
72’ Anguisa i afrohet edhe golit të tretë teksa në zonë, edhe pse i rrëzuar, tenton portën, me sferën që shkon jashtë ngjitur me shtyllën.